Tryezat bajate politike dhe televizionet tona
Në një intervistë, ish drejtori gjeneral Greg Dyke, i njërit nga televizionet më të mëdha e më të forta në botë, BBC, do të ankohet se e ka të vështirë që në cilën pjesë të ditës, pra në skemën programore të këtij televizioni, të vendos programet politike, ku përfshihen intervistat, debatet, prezantimet e të tjera të ngjashme, të cilat kanë të bëjnë ekskluzivisht me politikën. Drejtori Dyke u ankua kështu sepse tha që të gjitha këto programe janë shumë të pa shikuara, dhe se shumica e shikuesve britanik në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë, nuk preferojnë emisione të tilla e aq më pak në orët kur shikueshmëria është më e lartë. Kështu një nga emisionet më të mira politike të këtij televizioni, ku janë të pranishëm politikanët më të njohur të vendit dhe ku debatohen çështjet më të rëndësishme, sipas skemës programore, është vendosur në orën 11 paradite. Do të ankohet drejtori kështu, për ta arsyetua këtë zhvendosje të cilën ai megjithatë e respekton, sepse kjo rezulton nga dëshira dhe vullneti i shikuesve të BBC-së.
Kjo ankesë e ish drejtorit të BBC-së, mu kujtua këto ditë kur cilindo program që po vendosi ta shikoj në televizionet tona nacionale, në pjesën më të madhe të tyre dhe në kohën me shikueshmëri më të frekuentuar, ka politikë, politikë dhe vetëm politikë. Unë mendoj se arsye kryesore pse është kështu qëndron te fakti se për t’i përgatitur këto emisione është shumë e lehtë dhe shumë e lirë. Një moderator, një ministër, zëvendës apo këshilltar i tij, dy analistë dhe ja emisioni me të cilin mbulohen dy orë të programit të asaj dite. Bënë edhe ndryshe, por me të njëjtën avaz. Disa analistë dhe një politikan nga pushtetarët aktual apo nga opozita dhe ja prapë, dy orë të mira emision të lirë, me pak para.
Asgjë të keqe në këtë lloj komunikimi do të thotë dikush, bile asgjë të keqe edhe pse ato transmetohen në orët më të shikuara do të shtoja unë, por e keqja është se ato janë të tepërta, të shumta. Askush nuk ka të drejtë të mendoj dhe të arsyetohet me atë se ja që shqiptarët e duan dhe iu intereson politika dhe kjo po iu servohet, sepse kështu redaktorët dhe ata që e bëjnë politikën redaktuese të televizionit po i përgjigjen kësaj kërkesa në këtë mënyrë. Dikush mund të thotë se jemi komb që jetojmë në një situatë të ndërlikuar, ku politika tek ne përfshinë dhe do të thotë shumë më shumë sesa tek të tjerët, të cilët kanë shtet dhe demokraci me traditë dhe stabilitet të gjithanshëm. Kurse ne jemi me probleme të mëdha politike, sa i përket pavarësisë, integritetit, lirisë e te tjera të kësaj natyre, prandaj edhe këtu duhet parë nevojën më të madhe për politikë. Por as kjo ma merr mendja mua nuk qëndron.
Është e vërtetë se ky fenomen tek ne është ndryshe në raport me vendet e tjera që kanë traditë demokratike dhe stabilitet të gjithanshëm, por tek ne kjo prani e politikës në medie, sidomos në këtë mënyrë në televizionet tona me tryeza, analistë e ministra, është e tepërt e panevojshme dhe gjithsesi e dëmshme për qytetarin. Jo vetëm që nuk do të duhet të ishte kështu, por ne si qytetarët kemi edhe shumë nevojë e cila nuk po përmbushet, për emisione të tjera të natyrës tjetër, por të cilat për t’i përgatitur kërkojnë më shumë punë, kërkojnë më shumë staf dhe gjithsesi kërkojnë më shumë para. I kanë apo nuk i kanë këto mundësi televizionet tona është çështje tjetër, por ne si shikues i kemi këto nevoja gjithsesi. E keqja qëndron edhe aty se edhe kur bëhen emisione të tjera për kulturën, arsimin, shëndetësinë e të tjera të ngjashme, bëhet e njëjta gjë, prapë “shtrohet” një tryezë, prapë aty është një moderator dhe mysafirët janë pak a shumë të ngjashëm, sepse ftohet një ministër nga dikasteri përkatës dhe ndonjë intelektual, publicistë apo VIP, që në një mënyrë ose tjerë është i ndërlidhur me temën që merret për shqyrtim dhe ja prapë u bë emisioni me dy tre veta ‘lirë e mirë’ që iu serohet shikuesve për nja dy orë të mira.
Shikuesi i Kosovës meriton shumë më shumë e më mire se kaq. Ai meriton programe dokumentare, shkencore e kulturore, autoktone, ai meriton programe , jo politike, për jetën, çështjet dhe problemet nga më të ndryshme me të cilat ballafaqohemi në të përditshmen tonë, përzgjedhja dhe prioritet e të cilave duhet të bëhen nisur nga interesat tona nacionale dhe qytetare e të cilat pastaj përgatiten nga njerëzit tanë dhe në mënyrë profesionale. Më duket as që jemi sa duhet të vetëdijshëm se sa shumë na mungojnë këto. Ka aq shumë tema vitale dhe interesante nga jeta jonë e që nuk janë politike e të cilat o trajtohen shkarazi ose nuk preken fare nga televizionet. Kjo duhet të ndryshoj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama