LAJMI I FUNDIT:

Truqe për damat e vërteta: Dukuni e gjatë dhe e hollë brenda dy minutave

Truqe për damat e vërteta: Dukuni e gjatë dhe e hollë brenda dy minutave

Nuk është gjithmonë e mundur ta mbani veten në formë të përsosur.

Por të gjithë kemi qenë në situata të tilla ku është dashur të rregullohemi brenda pak minutave në mënyrë që të dukemi sa më bukur që është e mundur.


E për këso situata të tilla, Telegrafi ju sjell disa truke efektive që ju ndihmojnë të dukeni brilante brenda pak çasteve.

Zgjedhni këpucë komode

Në mënyrë që t’ju duken këmbët e gjata dhe trupi i hollë, duhet të mbathni këpucë që janë të ngjashme me ngjyrën e lëkurës tuaj.

Nëse keni veshur pantallona apo geta, zgjedhni këpucë të ngjashme me ngjyrën e tyre.

Hiqni dorë nga rrobat që janë të vogla ose të mëdha

Mos blini rroba që nuk i përshtaten madhësisë tuaj. Rrobat e tilla vetëm sa jua theksojnë të metat dhe jua shtojnë vizualisht disa kile.

Gjithmonë qëndroni me shpinë drejt

Qëndrimi i mirë e bën çdo grua të duket e mahnitshme dhe ia heq disa kile nga beli.

Zgjedhni materialin e mirë të rrobave

Mos blini rroba të materialeve të forta ose rroba shumë të ngushta. Shmangni siluetat katrore dhe linjat këndore sepse vetëm sa sjellin vëmendje në zonat problematike.

Për ta mbuluar çfarëdo ‘të mete’, zgjedhni rroba të materialeve fleksibile dhe të buta. /Telegrafi/