LAJMI I FUNDIT:

Trupi i një njeriu u gjet brenda një cisterne të mbushur me benzinë në SHBA

Trupi i një njeriu u gjet brenda një cisterne të mbushur me benzinë në SHBA

Trupi i një njeriu nga Illinois u gjet brenda një cisterne të mbushur me benzinë javën e kaluar, pasi dy shoferë kamioni që po e shkarkonin atë vunë re se karburanti nuk po rridhte si normalisht, sipas raporteve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shoferët e kamionëve e zbuluan trupin të premten në mëngjes në një qendër transferimi të gazit pak jashtë Buckley, një fshat rreth 100 milje në jugperëndim të Çikagos.

Shoferët thanë se kishin probleme me shkarkimin e gazit nga cisterna për disa ditë dhe nuk kishin ide se si përfundoi trupi aty brenda, tha Hetuesi Bill Cheatum.


Bëhet e ditur se shoferët e raportuan incidentin në polici derisa u krye të shtunën edhe një autopsi. Hetuesi Cheatum vuri në dukje se trupi ishte i paprekur, megjithëse ai nuk tha nëse përfshihej një “lojë e ndyrë”.

Mbetet gjithashtu e paqartë se për sa kohë trupi qëndroi në cisternë, shtoi ai.

Sidoqoftë, burri ishte zhdukur për 10 ditë. Familja e tij tha se ata besonin se ai kishte shkuar në një udhëtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kalo në kategori