LAJMI I FUNDIT:

Trupat elitare ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë nisin stërvitjen marshuese më të vështirë në botë

Trupat elitare ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë nisin stërvitjen marshuese më të vështirë në botë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ekipet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

“Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar Mehaj në Facebook, transmeton Telegrafi.


Edhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, kapostuar në Facebook, fotografi nga momentet e përgatitjes së trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se, “për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur”.

Ndërtsa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u stërvitën së bashku përpara nisjes në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol.

“Trupat shqiptare do të konkurrojnë në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar mes 160 skuadrave elitare nga 30 vende të botës duke marshuar për 48 orë rreth 70 km me 45 kg pajisje”, ka shkruarPeleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori