Janet Ayers nga Portsmouth i Anglisë, ka qenë duke e prerë një spec që e ka blerë në supermarket, kur në të i është shfaqur një ‘fytyrë’.

Ajo ka mbetur e hutuar, kur gjysma e perimes së kuqe ngjasonte shumë me fituesin e postit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Madje, aty "shfaqet" Donald Trampi i inatosur e duke bërtitur.

Sidoqoftë, Ayers është kujdesur që t’i lë vetëm disa fara që të duken si dhëmbë, ndërsa sipër i ka bërë disa prerje që ngjasojnë me sytë.

“Njerëzve zakonisht iu shfaqet Jezusi në këso raste, por kjo grua pati rasti që t’i del antikrishti”, e ka komentuar dikush rastin. /Telegrafi/

fytyra-e-nervozuar-e-donald-trump-iu-shfaq-ne-nje-spec-te-kuqe-foto-2