Presidenti i Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zbuluar datën dhe vendin se kur do të hidhet shorti për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm.

Vitin tjetër, Kupa e Botës do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, dhe një numër rekord prej 48 ekipesh kombëtare do të marrin pjesë në Kupën e Botës.


Janë planifikuar 104 ndeshje, ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet nga New Jersey, ku u luajt edhe finalja e Kampionatit Botëror të Klubeve të këtij viti.

Por, kur dhe ku do të mbahet shorti, atë e ka treguar presidenti i ShBA-ve, Trump.

“Shorti për Kupën e Botës do të mbahet më 5 dhjetor në "Qendrën Kennedy" në Uashington. Është ndoshta ngjarja më e madhe sportive", ka thënë Trump në Zyrën Ovale pranë Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, duke mbajtur trofeun e destinuar për fituesin e Kupës së Botës.

Ndryshe, Kampionati Botëror fillon më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 19 korrik të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app