LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se Turqia “ka çelësin për të ardhmen e Sirisë”

Trump thotë se Turqia “ka çelësin për të ardhmen e Sirisë”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se Turqia do të “mbajë çelësin” për atë që ndodh në Siri, ku rebelët e mbështetur nga Ankaraja rrëzuan qeverinë e Bashar al-Asad në fillim të këtij muaji.

Duke bërë komentet e tij të para se si e sheh rolin e aleatit të NATO-s në Sirinë e pas konfliktit, Trump vlerësoi atë që ai e përshkroi si “forcën e madhe ushtarake” të Turqisë, të cilën ai tha se “nuk është lodhur nga lufta”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Që nga rrëzimi i Assadit, Uashingtoni dhe Ankaraja thuhet se kanë zhvilluar bisedime për t’iu kundërvënë çdo ringjalljeje të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.


Uashingtoni ka mbajtur rreth 900 trupa në Sirinë lindore si një mbrojtje kundër militantëve.

I pyetur se çfarë do të bëjë ai me ato trupa, Trump ishte i paqartë, duke vënë në dukje fuqinë e ushtrisë turke dhe duke theksuar marrëdhënien e tij me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.

“Erdogani është dikush me të cilin kam marrëdhënie të mira… Ai ka ndërtuar një ushtri shumë të fortë dhe të fuqishme”, ka thënë më tej Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Amerika
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kalo në kategori