Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk e ka ditur që avokati i tij, Michael Cohen, ia ka dhënë 130.000 dollarë aktores pornografike, Stormy Daniels, disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2016.

Cohen ka treguar më herët se ylli i filmave për të rritur kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë për të mos folur në lidhje me aferën seksuale me Trump dhe për këtë është paguar 130.000 dollarë.


StormyDaniels 2 (Foto: Getty Images)

Sipas raportimeve të mëhershme, miliarderi amerikan ka kryer marrëdhënie seksuale me Stormyn në vitin 2006 dhe në vitin 2007.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është pyetur nga gazetarët se ka qenë në njohuri për pagesën e bërë nga avokatët e tij, ndërsa përgjigja e Trump ishte e shkurtër: "Jo".

Presidenti i SHBA-ve pastaj ka shtuar se duhet ta pyesnin avokatin e tij për të mësuar se pse e ka nënshkruar çekun gjashtëshifror.

StormyDaniels1 1 e1522047148350 (Foto: Getty Images)

Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Gregory Clifford, dëshiron që ta shfuqizojë marrëveshjen, duke qenë se në të mungon nënshkrimi i Trump.

Ndërkohë, ajo është kërcënuar me padi miliona dollarëshe nga përfaqësuesit e presidentit amerikan për shkak të shkeljes së marrëveshjes.

StormyDaniels 1 1 (Foto: Getty Images)

Para disa javësh, ylli pornografik kishte rrëfyer momentet e aferës me Donald Trump që kishin ndodhur pasi Melania kishte sjellë në jetë djalin Baron. /Telegrafi/