Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar përsëri në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social.

Ndërsa është në rrugën e tij drejt samitit të NATO-s në Hagë, ai ka pasur edhe diçkaa për të thënë mbi konfliktin Iran-Izrael.


"Si Izraeli ashtu edhe Irani donin të ndalonin Luftën, në mënyrë të barabartë", shkroi ai, transmeton Telegrafi.

"Ishte nder i madh për mua të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj, të ndaloja luftën", shtoi Trump.

Ndryshe presidenti amerikan ka arritur të bind si Iranin ashtu dhe Izraelit që të arrijnë një armëpushim, për të cilin fillimisht të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën për prishje. /Telegrafi/