LAJMI I FUNDIT:

Trump sulmon ish-zëvendësin e tij, Pence: Ai nuk kishte guxim për t’i mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Trump sulmon ish-zëvendësin e tij, Pence: Ai nuk kishte guxim për t’i mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një ditë pas seancës së fundit të Kongresit më 6 janar të vitit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, kritikoi veprimet e ish-zëvendëspresidentit, Mike Pence atë ditë, duke thënë se atij i mungonte guximi.

Seancat dëgjimore kanë treguar mënyra në të cilat Trump u ka kërkuar mbështetësve që të kthehen kundër Pence lidhur me refuzimin e kërkesës për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit 2020, përpara se ata të sulmonin Kongresin amerikan, të përlesheshin me policinë dhe disa të bërtisnin “varni Mike Pence! ”

“Mike Pence pati një shans për të qenë i mrekullueshëm. Ai pati një shans, sinqerisht, të hynte në histori. Mike dhe unë e them këtë me trishtim sepse më pëlqen, por Mike nuk pati guximin të vepronte”, tha Trump në një tubim të konservatorëve në Nashville, shkruan nytimes.

Republikani Trump ka përsëritur akuzat e rreme se humbja kundër demokratit, Joe Biden ishte rezultat i një mashtrimi të madh, i cili u refuzua nga disa gjykata, zyrtarë zgjedhor dhe anëtarë të administratës së tij.

Pence mbrojti veprimet në një intervistë me Wall Street Journal, “më në fund, besoj se shumica e amerikanëve e kuptojnë se ne e bëmë detyrën tonë atë ditë, sipas kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi”.

Ish-ndihmësit e Pence i thanë komitetit të enjten se Trumpi po i bënte presion Pence për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në Kongres, pasi atij iu tha vazhdimisht se ishte e paligjshme.

Demokratët thanë në një takim të komitetit se Trump vazhdoi të ushtronte presion edhe pse ai e dinte se një turmë e dhunshme e mbështetësve po kërcënonte Kapitolin, ku Pence dhe kongresmenët do të konfirmonin rezultatet e zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori