LAJMI I FUNDIT:

Trump shpreh keqardhje që izraelitët duhet të dalin në votime

Trump shpreh keqardhje që izraelitët duhet të dalin në votime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu keqardhje sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës, duke e lavdëruar atë si një “djalë të mirë”.

Para nisjes në Kolorado Springs, gazetarët kërkuan nga Trump të komentojë mbi situatën politike në Izrael, ku zgjedhjet parlamentare do të mbahen në shtator, për herë të dytë në më pak se gjysmë viti.

“Është për të ardhur keq që ka ndodhur në Izrael. Ajo dukej si një fitore e plotë për Netanyahun, i cili është një djalë i mirë. Dhe tani ata janë kthyer në fazën e zgjedhjeve. Kjo është shumë e keqe, pasi nuk kanë nevojë. Mendoj se është shumë turbullt atje”, tha Trump.

Parlamenti izraelit miratoi një vendim mbrëmë për shpërndarje dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 17 shtator.

Kjo është hera e parë në historinë e Izraelit që kandidati për kryeministër nuk arriti të formojë një koalicion pasi këtë detyrë ia besoi presidenti izraelit menjëherë pas zgjedhjeve në prill. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori