LAJMI I FUNDIT:

Trump reagon pas largimit të drejtoreshës të Shërbimit Sekret: Biden dhe Harris nuk më mbrojtën, jam detyruar të plagosem për demokracinë

Trump reagon pas largimit të drejtoreshës të Shërbimit Sekret: Biden dhe Harris nuk më mbrojtën, jam detyruar të plagosem për demokracinë

Donald Trump i është përgjigjur dorëheqjes së Kimberly Cheatlet.

Kjo e fundit ishte në krye të Shërbimit Sekret Amerikan kur nuk arriti të parandalonte atentat ndaj ish-presidentit amerikan Trump më 13 korrik në Pensilvani, shkruan skynews.

“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet”, shkroi ai në rrjetin personal social, Truth Social.


Përtej emërimit të Cheatle nga presidenti amerikan, Joe Biden në vitin 2022, nuk është e qartë saktësisht se si kandidati republikan për president beson që administrata politike është përgjegjëse për masat e sigurisë së agjencisë më 13 korrik.

“U detyrova të merrja një plumb për demokracinë. Ishte nderi im i madh ta bëja këtë”, shkroi ai.

Jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret Amerikan pas dështimit për parandalimin e atentatit ndaj Trumpit
Lexo po ashtu Jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret Amerikan pas dështimit për parandalimin e atentatit ndaj Trumpit

Kujtojmë se kandidati republikan për president i kishte shpëtuar një atentati, kur i dyshuari e kishte plagosur në vesh pasi e kishte shënjestruar me armë zjarri.

Ndryshe, presidenti aktual amerikan, Joe Biden e kishte sjell 54-vjeçaren në vitin 2022 në pozitën e Shërbimit Sekret Amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori