Trump pyetet se kur do të përfundojë lufta me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do ta dijë kur lufta me Iranin të mbarojë “kur ta ndiejë”.
I pyetur gjatë një interviste të transmetuar në “The Brian Kilmeade Show” në Fox Radio, se kur do ta dijë se lufta ka mbaruar, Trump u përgjigj: “Kur ta ndiej, në rregull, ta ndiej në kockat e mia”.
Pak momente më parë gjatë intervistës, presidenti sugjeroi se konflikti mund të mos zgjasë shumë më gjatë.
"Nuk mendoj se do të vonojë shumë”, tha Trump.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit pas fillimit të sulmit të tyre më 28 shkurt.
Që nga fillimi i fushatës, Trump ka ofruar sinjale të ndryshme rreth kohëzgjatjes së konfliktit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























