LAJMI I FUNDIT:

Trump pritet ta emërojë Grenellin si të dërguar për misione të posaçme, do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan

Trump pritet ta emërojë Grenellin si të dërguar për misione të posaçme, do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se pritet ta zgjedhë Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misionet speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA, përfshirë Korenë e Veriut, shkruan Reuters.

“Grenell do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, pa përshkruar më tej detyrat.

Një burim i tranzicionit të Trump, tha për Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu në tensionet në Ballkan, transmeton Telegrafi.


Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, një i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në Kosovë dhe Serbi, dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.

Pas fushatës për Trump përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ai ishte një pretendent kryesor për Sekretarin e Shtetit, një detyrë që i shkoi senatorit amerikan Marco Rubio.

Ai konsiderohej gjithashtu si i dërguar i posaçëm për luftën në Ukrainë, e cila shkoi te gjenerallejtënant në pension Keith Kellogg.

Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të SHBA-së, edhe pse Reuters ka raportuar se Trump ka konsideruar ndjekjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke shpresuar të zvogëlojë rreziqet e konfliktit të armatosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori