Festa kombëtare e SHBA-ve, Dita e Pavarësisë, do të shënohet sot me paradë ushtarake, koncerte dhe gara të ndryshme sportive dhe për fund do të ketë spektakël fishekzjarrësh.
Megjithatë festa e 4 korrikut nuk do të kalojë pa spektakël, pasi që presidenti amerikan Donald Trump do t’i nxjerr në Washington, tanket, aeroplanët e ndryshëm luftarak si dhe makineritë tjera të blinduara, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq besohet se fishekzjarret do të ndizen në qendrën tregtare Masys në East River në New York, që cilësohet si spektakli më i madh i fishekzjarreve në SHBA.
E pas fishekzjarreve, orkestra e Bostonit do të mbajë koncert në bregun e lumit Charles. Në këtë koncert pritet të marrin pjesë mijëra qytetarë, kurse është paralajmëruar pjesëmarrja e reperes së famshme Queen Latifah.
Festa më e gjatë e ditës së pavarësisë ka ndodhur në Bristol Road Island, Aty festa kishte filluar më 14 qershor kur edhe shënuar dita e flamurit e ka përfunduar me paradën e 4 korrikut, në të cilën zakonisht marrin pjesë mbi 100 mijë persona. Festa e përvitshme në këtë qytet kanë filluar në vitin 1785.
Me rastin e shënimit të 4 korrik në mbarë SHBA-të në ceremoni të veçantë një numër i emigrantëve do të fitojnë nënshtetësinë amerikane. Por më e veçanta që konsiderohet është ajo në Washington, ku qytetarët do të kenë rastin ta shohin tanket, aeroplanët e ndryshëm luftarak si dhe pajisjet e tjera të blinduara. Parada siç raportojnë mediat amerikane do t’i kushtojnë shtetit rreth 2.5 milionë dollarë.
Megjithatë, presidenti Trump ka shkruar në Twitter se do të jetë “shfaqja e jetës”.
“Shpenzimet për Amerikën tonë do të jetë shumë e vogël krahasuar me atë se sa shumë vlen”, ka shkruar Trump.
Pentagoni planifikon të organizoj fluturimin e bombarduesve B-2 Stealth dhe aeroplanë tjerë ushtarak. Në paradë do të marrin pjesë edhe aeroplanët F-35 dhe F-18, ekipi i akrobatëve “Blue Angels”, helikopterët ushtarakë dhe rojet bregdetare dhe Marin V-22 Ospreis. Dy makina ushtarake “Bradley” janë parë në afërsi të qendrës Lincoln, ku Trump do të mbaj fjalim për ditën e pavarësisë.
Në anën tjetër, ushtria amerikane ka porositur qytetarët në Washington që të mos krijojnë panik nëse shohin tanke nëpër rrugë, pasi kjo po bëhet për nder të ditës së pavarësisë. Një numër i vogël i tankeve “Abrams” që peshojnë nga 60 ton janë dërguar rrugëve hekurudhore në Washington. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi