Mijëra punonjës në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të vendosen në ‘pushim’ nga e premtja mbrëma, tha agjencia në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Në njoftim, USAID tha se i gjithë “personeli me punësim të drejtpërdrejtë” do të vendoset në ‘pushim’ në fund të kësaj jave, përveç atyre me “funksione kritike për misionin, udhëheqjen thelbësore dhe programe të përcaktuara posaçërisht”.
Ky veprim është i fundit në një varg shkurtimesh, që presidenti Donald Trump ka bërë në programet e financuara nga qeveria që nga kthimi në detyrë muajin e kaluar.
Shumë kanë argumentuar se zgjedhja për ta mbyllur atë mund të ketë një ndikim të thellë në programet humanitare në mbarë botën, transmeton Telegrafi.
USAID tha se do të punon me Departamentin e Shtetit për të rregulluar dhe paguar udhëtimin e kthimit për personelin e tij të shumtë, jashtë SHBA brenda muajit.
Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të USAID-it përfundon me mesazhin: “Faleminderit për shërbimin”.
Agjencia, e cila ofron ndihmë humanitare në më shumë se 100 vende, punëson 10,000 njerëz në mbarë botën dhe dy të tretat e këtyre njerëzve punojnë jashtë shtetit, sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit.
Të martën, shumë punonjës të USAID-it morën një email që i njoftonte se ishin vendosur në pushim administrativ me pagesë.
Emaili, i marrë nga BBC News, u tha punonjësve se duhet të qëndrojnë “të disponueshëm” me telefon dhe email gjatë orarit të punës, por nuk lejohen të hyjnë në ndërtesat e USAID-it.
Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, Trump dhe aleatët e tij kanë prioritet shkurtimin e financimit të qeverisë.
Si pjesë e kësaj lëvizjeje, administrata Trump e ktheu fokusin e saj në USAID.
Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u bë kreu në detyrë i USAID-it, duke bashkuar një agjenci qeveritare në një tjetër.
Shumë kanë paralajmëruar se mbyllja e dyerve të USAID-it, do të kishte efekte shkatërruese mbi popullatat e cenueshme në mbarë botën.
Aktivitetet e USAID-it variojnë nga ofrimi i gjymtyrëve protetike për ushtarët e lënduar në Ukrainë, deri te pastrimi i minave tokësore dhe frenimi i përhapjes së Ebolës në Afrikë.
Demokratët në Uashington DC kanë qenë veçanërisht kritikë ndaj masës.
Agjencia, e themeluar në vitin 1961, ka baza në 60 vende dhe punon në dhjetëra vende të tjera.
USAID menaxhoi më shumë se 40 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023, sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?