LAJMI I FUNDIT:

Trump: Lufta tregtare me Kinën mund të dëmtojë Apple

Trump: Lufta tregtare me Kinën mund të dëmtojë Apple

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se lufta tregtare e cila po ashpërsohet dita ditës me Kinën, do ta bëjë më të vështirë për Apple për konkurruar me Samsung.

Kjo ishte baza e mesazhit të Tim Cook për Trump gjatë një dreke që patën së bashku.


Apple do të goditej nga tarifat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 1 shtator sepse produktet e kompanisë prodhohen në Kinë, ndërsa do t’i shpëtonte tarifave për shkak se produktet e gjigantit korean prodhohen kryesisht në Vietnam, Indi, Indonezi dhe vende të tjera të botës.

Presidenti Trump: Përdorimi dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare me Kinën
Lexo po ashtu Presidenti Trump: Përdorimi dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare me Kinën

Një raund i ri tarifash pritet të hyjë në efekte për importet kineze duke rritur çmimet e disa pjesëve elektronike me 10 për qind.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rritje do të pësojnë kufjet wireless Apple AirPods dhe Apple Watch.

Kompanitë në SHBA gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare
Lexo po ashtu Kompanitë në SHBA gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare

MacBook, iPad dhe iPhone do të shpëtonin por mund ta pësojnë në raundin e ri të tarifave që do të hyjnë në fuqi më 15 dhjetor. Në anën tjetër, Trump i ka kërkuar Apple të prodhojë pajisjet e saj në SHBA, kurse kompania kryen hulumtim dhe zhvillim në vend, por prodhimin dhe montimin e bën në Kinë. /Telegrafi/