LAJMI I FUNDIT:

Trump ka vendosur një ndalim të plotë ose kufizim të udhëtimit për qytetarët e 41 shteteve

Trump ka vendosur një ndalim të plotë ose kufizim të udhëtimit për qytetarët e 41 shteteve

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po shqyrton vendosjen e kufizimeve të gjera të udhëtimit për qytetarët nga 41 shtete si pjesë e një ndalimi të ri të imigracionit, thonë burime të njohura me këtë çështje dhe një dokument të brendshëm që është analizuar nga reuters.

Në dokument përmenden gjithsej 41 shtete, të ndara në tri grupe të veçanta. Grupi i parë përfshin dhjetë shtete, përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, të cilat do të kishin një pezullim të plotë të vizave.

Në grupin e dytë, pesë shtete, Eritrea, Haiti, Laos, Myanmar dhe Sudani i Jugut, do të kishin pezullime të pjesshme që do të prekshin vizat për turizëm dhe studime, si dhe vizat e tjera për emigrantët, me disa përjashtime.


Në grupin e tretë, për gjithsej 26 shtete, përfshirë Bjellorusinë, Pakistanin dhe Turkmenistanin, do të shqyrtohej pezullimi i pjesshëm i lëshimit të vizave amerikane nëse qeveritë e tyre “nuk bëjnë përpjekje për të zgjidhur mangësitë brenda 60 ditëve”, thuhet në memorandum.

Këto janë shtetet për të cilat Trump planifikon të pezullojë plotësisht vizat:

Afganistan
Kuba
Irani
Libia
Koreja e Veriut
Somalia
Sudani
Siria
Venezuela
Jemeni

Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonime, theksoi se lista nuk është përfundimtare.

Trump, më 20 janar të këtij viti, lëshoi një urdhër ekzekutiv që kërkonte një kontroll më të fortë të sigurisë për të gjithë të huajt që kërkojnë hyrjen në SHBA, për të zbuluar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, pas të cilit u dha edhe një afat deri më 21 mars për të dorëzuar një listë shtetesh nga të cilat udhëtimet duhet të ndalohen pjesërisht ose plotësisht për shkak se “informacionet e tyre për verifikimin janë kaq të mangëta”.

Direktiva e Trump është pjesë e masave për imigracionin që ai nisi në fillim të mandatit të tij të dytë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Evropa
Një përleshje shpërtheu pranë sheshit

Një përleshje shpërtheu pranë sheshit "Nikola Pashiq" ku një grup burrash rrahën një të ri

Serbia
Vritet lideri i ISIS-it në Irak dhe Siri, Trump: Jeta e tij e mjerë ka mbaruar

Vritet lideri i ISIS-it në Irak dhe Siri, Trump: Jeta e tij e mjerë ka mbaruar

Botë
“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

Serbia
Kalo në kategori