Princii i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë pas shtatë vjetësh, ku në Uashington u prit me nderime ceremoniale të paparë më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Pasi morën të drejtën për të pyetur liderët, Trump i tha një gazetari të mos e “turpërojë” princin e kurorës saudit duke bërë një pyetje për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.


“Sa i përket këtij zotërie, ai ka bërë një punë fenomenale”, tha Trump, duke iu referuar princit të kurorës, shkruan skynews.

“Po përmendni dikë që ishte jashtëzakonisht kontrovers. Shumë njerëz nuk e pëlqyen atë zotëri për të cilin po flisni, pavarësisht nëse ju e pëlqeni apo jo, ndodhin gjëra, por ai nuk dinte asgjë për këtë dhe mund ta lëmë kaq. Nuk keni pse ta turpëroni mysafirin tonë duke bërë pyetje”, shtoi lideri amerikan.

Sot shënon vizitën e parë të princit të kurorës në SHBA që nga vrasja e Jamal Khashoggit në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.

Shërbimet amerikane të inteligjencës arritën në përfundimin se princi i kurorës kishte miratuar kapjen ose vrasjen e Khashoggit, një kritik i shquar i mbretërisë saudite.

Bin Salman e ka mohuar këtë, por ka pranuar përgjegjësinë si udhëheqës de-fakto.

Princi i kurorës saudit më pas ndërhyn dhe i thotë Trumpit “më lejoni të përgjigjem. Ndjej dhimbje për, e dini, familjet e 11 shtatorit, por, e dini, ne duhet të përqendrohemi tek realiteti”.

“Realiteti bazohet në dokumente të CIA-s dhe në dokumentet që tregojnë se Bin Laden përdori njerëz sauditë dhe atë ngjarje për një qëllim kryesor, për të shkatërruar këtë marrëdhënie, për të shkatërruar marrëdhënien amerikano-sauditë. Kushdo që e blen këtë, kjo do të thotë se po ndihmon qëllimin e Bin Laden-it për të shkatërruar këtë marrëdhënie”, tha ai. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com