Trump e përshkruan paraqitjen në gjykatë të Maduros si 'moment të jashtëzakonshëm në histori'

NBC News ka folur me presidentin amerikan Donald Trump pas seancës dëgjimore të Nicolas Maduros.
Presidenti amerikan e përshkroi atë si një "moment të jashtëzakonshëm në histori", transmeton Telegrafi.
Ai u pyet gjithashtu nga Kristen Welker e NBC nëse SHBA-të janë në luftë me Venezuelën.
"Jo, nuk jemi. Ne jemi në luftë me njerëzit që shesin drogë", u përgjigj ai.
Në anën tjetër, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë paraqitur sot në gjykatën e Nju Jorkut, nga ku është deklaruar i pafajshëm.
Madje nuk hezitoi të thotë se është një burrë i ndershëm dhe se nuk i pafajshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































