LAJMI I FUNDIT:

Trump e fal Flynnin, ish-këshilltari kishte dhënë dëshmi të rrejshme rreth presidencialeve të vitit 2016

Trump e fal Flynnin, ish-këshilltari kishte dhënë dëshmi të rrejshme rreth presidencialeve të vitit 2016

Ashtu siç pritej, Donald Trump ka falur këshilltarin e parë të sigurisë kombëtare, Michael Flynnin.

Presidenti i SHBA-së, Trump e ka falur këshilltarin që më parë u deklarua fajtor se kishte gënjyer hetuesit rreth kontakteve të tij me operativët rusë gjatë dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.


“Është nderi im i madh të njoftoj se e kam falur plotësisht Gjeneralin, Michael T. Uroj Gjeneralin Flynn dhe familjen e tij të mrekullueshme. E di se tani do të keni një ‘Falënderim’ vërtet fantastik!”, ka shkruar republikani në llogarinë personale në Twitter.

Kjo falje është vetëm një në një seri të atyre që 74-vjeçari planifikon të bëjë para se të largohet nga presidenca e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se 61-vjeçari e kishte gënjyer FBI-në tre vjet më parë rreth kontakteve me Sergei Kislyakin, ambasadori i atëhershëm rus në Shtetet e Bashkuara.

Trump e pushoi nga detyra Flynnin vetëm 22 ditë pasi erdhi në pushtet. Sidoqoftë, ai gjithmonë ka pohuar se hetimi ishte një “gjueti shtrigash” politike dhe se Flynn, një ish gjeneral dhe shef i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ishte një “njeri i mirë”.

Reagojnë demokratët: Nëse Trumpi e fal Flynnin, ai do të 'vepronte si një figurë e krimit të organizuar'
Lexo po ashtu Reagojnë demokratët: Nëse Trumpi e fal Flynnin, ai do të 'vepronte si një figurë e krimit të organizuar'

Ndryshe, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës, demokrati Adam Schiff tha se presidenti do të “vepronte si një figurë e krimit të organizuar” nëse do ta falte ish-këshilltarin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori