Këngëtari Trim Jetullahu ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Suela" mban titullin kjo këngë, teksti i së cilës përshkruan dedikimin ndaj një vajze me po këtë emër.


Muzika është punuar nga Xon Oxa, ndërsa tekstin dhe vijën melodike i ka realizuar vet Trimi.

nnnaim

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili është realizuar në Bjeshkët e Kosovës, teksa këngëtari shfaqet i vetëm duke interpretuar këngën tij.

Për videon muzikore është kujdesur regjisori Arianit Sopa. /Telegrafi/