LAJMI I FUNDIT:

Tribunë për përfshirjen e femrave në ushtri në Maqedoni

Tribunë për përfshirjen e femrave në ushtri në Maqedoni

Me rastrin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas “8 Marsi”, Ministria e Mbrojtjes sot do të organizojë tribunë me temë “Perspektiva gjinore në mbrojtje”.

Qëllimi i tribunës është që ta ngrejë vetëdijen për gjendjen e grave në mbrojtje, me theks tek hapat dhe politikat e ardhshme konkrete të cilët do të ndërmerren lidhur me sfidat e grave profesioniste në mbrojtje.

Panelistë do të jenë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, nënkryetarja e Kuvendit të RM-së, Frosina Remenski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë Danijella Barishiq.


Tribunën është paraparë ta hapë koordinatorja e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e përhershme e Programit për zhvillim të KB-së (UNDP) në Maqedoni, Luisa Winton./AIM/