LAJMI I FUNDIT:

Tri vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi mes Prishtinës dhe Beogradit

Tri vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi mes Prishtinës dhe Beogradit

Sot bëhet tri vite që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi, përcjell kp.

Kjo sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini është arritur rreth orës 2 pas mesnate.


“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Pas takimit Mustafa ka thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbi-përfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër ka bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori