LAJMI I FUNDIT:

Tri sekretet e figurës së hollë të Emily Ratajkowskit

Tri sekretet e figurës së hollë të Emily Ratajkowskit
(Foto: Instagram/emrata)

Emily Ratajkowski është një nga modelet më atraktive dhe më të kërkuara, mirëpo asnjëherë nuk i numëron kaloritë e as nuk mban dietë për të qëndruar e hollë.

Në vijim janë tri mënyra si qëndron në formë duke iu përmbajtur rutinave që i pëlqen çdo ditë:

Pi lëng shafrani dhe panxhari

Shafrani i Indisë, ashtu si lëngu i panxharit, përmban nitrate që janë jo vetëm të dobishme për shëndetin e zemrës, por gjithashtu ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut. Jo vetëm që konsumimi i tyre është i shkëlqyeshëm për qarkullimin e gjakut, por mund të ndihmojë edhe në qëndrueshmëri, gjë që vjen në ndihmë gjatë ushtrimeve.


(Foto: Instagram/emrata)

Kënaqet duke përgatitur ushqime të shëndetshme

Emilyt i pëlqen të përgatitë ushqime të shëndetshme, ndërsa në një prononcim për Elle është shprehur: “Unë gatuaj shumë, kështu që me të vërtetë ndihmon: ju e dini se sa kripë dhe sa sheqer dhe të gjitha ato gjëra që po i futni në trupin tuaj”.

Emily Ratajkowski kombinoi fustanin e saj veror me çizmet e fundvjeshtës
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski kombinoi fustanin e saj veror me çizmet e fundvjeshtës

I pëlqen të bëjë fitnes në grup

Manekines i pëlqejnë aktivitetet në natyrë, si ecja dhe alpinizmi, por kur shkon në palestër, preferon ushtrimet në grup.

“Jam nga ata njerëz që nëse shkoj vet në palestër, ka shanse 50/50 që të ushtroj në të vërtetë dhe të përpiqem njëmend, kështu që një ambient grupor funksionon shumë, shumë mirë për mua”, ka thënë 32-vjeçarja. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Moda
Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Moda
Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Shtatzëna
Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Fëmija juaj
Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Fëmija juaj
Kalo në kategori