Muajt e nxehtë kanë rezervuar për publikun shqiptar tri dasma të mëdha në estradën shqiptare.

Tri çifte shumë të njohura të showbizit i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan Telegrafi.


Këngëtarja Orinda Huta dhe moderatori Turjan Hyska u martuan në datën 27 korrik në një dasmë madhështore, të organizuar në Tiranë.

Celebrimin e tyre e bëri i pari i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, gjersa në këtë ceremoni nuk kanë munguar shumë fytyra të njohura publike.

Orinda Huta dukej mjaft vezulluese me fustanin e bardhë, për të cilin ishin kujdesur Geraldina Sposa.

Orinda

Më datë 1 shtator në festën e Kurban Bajramit, edhe çifti tjetër i njohur Xhensila Mrytezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë në një dasmë të madhe, të organizuar në Pallatin Presidencial në Tiranë.

Shumë emra të njohur morën gjithashtu pjesë në këtë dasmë.

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e cila shkoi nuse, dukej mjaft elegante dhe fine në vellon e bardhë, së cilës ia kishte besuar stilistit Valdrin Sahiti. Ndërsa për makijazhin dhe flokët janë kujdesur Sellma Kaci.

xhens

E fundit martesë, por që zgjoi shumë pluhur në media është ajo e reperit Getoar Selimi dhe prezantueses Marina Vjollca.

Çifti organizuan një dasmë madhështore në Gjirin e Lalëzit me mbi 300 të ftuar, ku nuk munguan edhe shumë personazhe VIP.

Celebrimin e tyre gjithashtu e bëri i kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Marina ishte ajo, e cila u komentua shumë për dukjen e saj në vellon e bardhë, dukje së cilën ia kishte besuar të gjithën atelies “Class”, të moderatores Alketa Vejsiu.

Marina 1

Tri personazhe femra të njohura të showbizit shkuan nuse brenda pak muajsh, teksa secila prej tyre dukeshin bukur dhe vezulluese në ditën e tyre më të veçantë.

Orinda, Xhensila dhe Marina pa diskutim ishin kryefjala e mediave rozë. Mund të thuhet lirshëm se ato janë ndër nuset më të bukura të këtij viti. /Telegrafi/Sondazh: