Tri ngjyra të cilat më së miri u përshtaten biondeve

Bionde natyrale zakonisht janë femrat me ten të shndritshëm, andaj u përshtaten tonet kontraste si p.sh. ngjyrat e zjarrta, dominuese apo e kaltra kobalt, por shkëlqyeshëm (për shkak të dozës së vogël të glamurit) duken edhe në pjesët shkëlqyese metalik.
Ngjyra rozë e butë mbase nuk është kontraste, mirëpo do të dukeni bukur sepse vetëm do të theksojë jo vetëm tenin tuaj të shndritshëm dhe flokët, por do të japin përshtypjen e butësisë dhe natyrës së butë.
Efekt të njëjtë do të mund të ketë edhe ngjyra e bardhë, por jo nga koka deri tek thembrat, transmeton Telegrafi.
E kuqja e zjarrtë
Flokët e shndritshme, karmini i kuq në buzë dhe fustani i shkurtër apo maksi gjithmonë janë simbol glamuri dhe seksipiliteti.
Si edhe ngjyra e kuqe, shkëlqimi i artë apo i argjendtë dhe perishanet gjithashtu më së miri duken tek femrat me flokë të shndritshme, sepse duken disi më glamuroze dhe më feministe dhe nga pak dekadente.
Me nuancën ngjyrë pudre të trëndafiltë vështirë do të gaboni nëse keni flokë të shndritshme.























































