LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje të tjera zhvillohen sot në BKT Superligë, vëmendja në derbin Prishtina – Gjilani

Tri ndeshje të tjera zhvillohen sot në BKT Superligë, vëmendja në derbin Prishtina – Gjilani

Java e 22-të në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.

Kjo javë ka qenë e mbushur me derbi, ku fillimisht të shtunën Ballkani triumfoi në udhëtim te Drita me rezultat 0-1.

Sot na pret një tjetër përballje e zjarrtë, pasi Prishtina do të përballet me Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë.


Është një sfidë shumë e rëndësishme për dy skuadrat, pasi vendasit duan pikët që të jenë më qetë sa i përket mesit të tabelës, derisa Gjilani po lufton për titullin e kampionit.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion dhe që të dyja takimet kanë përfunduar baras me rezultat identik 1-1.

Super përballje na pret edhe në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan ku Ulpiana pret Drenicën.

Vendasit janë në kërkim të pikëve për t’i ikur pozitës së tretë nga fundi, derisa Drenica ndodhet e pesta por dëshiron të mbetet e qetë me një rezultat pozitiv në Lipjan.

E dueli i tretë i ditës së sotme zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret Dukagjinin e Klinës, me skuadrën mysafire që është favorit për ta fituar takimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ligue 1
'Marrëveshje zotërinjsh' - zbulohet çmimi që Sporting Lisbona i ka vendosur Viktor Gyokeresit

'Marrëveshje zotërinjsh' - zbulohet çmimi që Sporting Lisbona i ka vendosur Viktor Gyokeresit

Ligat tjera
Paraqitja fantastike e Kristjan Asllanit në statistika në fitoren e Interit ndaj Feyenoord

Paraqitja fantastike e Kristjan Asllanit në statistika në fitoren e Interit ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori