LAJMI I FUNDIT:

Tri modele të këpucëve të rrafshëta të cilat i bartin damat e njohura këtë pranverë

Tri modele të këpucëve të rrafshëta të cilat i bartin damat e njohura këtë pranverë

Tri stile mbresëlënëse të cilat tërheqin vëmendjen, por edhe garantojnë komoditet…

Damat si Olivia Palermo, Karlie Kloss dhe Alexe Chung tashmë kanë zgjedhur modelin për vete, transmeton Telegrafi.


Pra, fjala është për këpucët atraktive në të cilat këmbët do të ndiejnë rehati të papërshkrueshme!

Këpucët Mules me taka të hapura

Më parë i kemi parë këtë pranverë te Gigi Hadid dhe Mandy Moore, në mënyrë që shumë shpejt t’i mbathë edhe Emily Rajatkowski. Bukuroshet e Gucci-t ngjyrë ari kanë freskuar këtë veshje mjaft të rehatshme dhe e kanë bërë shumë moderne.

Mokasine

Olivia Palermo është e njohur për këpucët me taka marramendëse të larta, mirëpo këtë sezon ajo ka vendosur të mbathë këpucë të rrafshëta të cilat paraqesin pjesën e saj kryesore të ditës.

Baletanet janë detaje mbresëlënëse

Manekinja e njohur Alexa Chung assesi nuk ka mundur t’u rezistojë këtyre baletaneve të zeza tepër të bukura me lidhëse.

/Telegrafi/