LAJMI I FUNDIT:

Tri klube angleze janë gati ta paguajnë klauzolën e ‘përballueshme’ të Kim Min-jae

Tri klube angleze janë gati ta paguajnë klauzolën e ‘përballueshme’ të Kim Min-jae

Një numër i klubeve të Ligës Premier thuhet se janë tunduar të paguajnë klauzolën e lirimit në kontratën  e Kim Min-jae me Napolin, e cila do të bëhet aktive më 1 korrik 2023.

Sipas gazetës Il Mattino, Kim ka një klauzolë në marrëveshjen e tij aktuale me Napolin që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për një tarifë prej 50 milionë euro që nga 1 korriku i këtij viti.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut u soll në klub vetëm në verën e vitit 2022 si zëvendësim për Kalidou Koulibaly, i cili u largua për te Chelsea pas një periudhe tetë sezonesh në Napoli.


Liverpooli përgatit ofertën e madhe për mbrojtësin Kim Min-jae
Lexo po ashtu Liverpooli përgatit ofertën e madhe për mbrojtësin Kim Min-jae

Napoli shpenzoi afër 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kim nga Fenerbahce dhe mori një kthim të menjëhershëm nga investimi i tyre pasi mbrojtësi i madh vazhdoi të tregonte paraqitje të mira dhe të rriste çmimin vazhdimisht.

Sipas raportimeve në Britaninë e Madhe, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Tottenham Hotspur, të gjithë janë përfolur se janë të interesuar të sjellin përforcime mbrojtëse këtë verë.

Pas një sezoni kaq mbresëlënës me Napolin këtë sezon, çmimi prej 50 milionë eurosh konsiderohet të jetë një ‘pazar’ nga disa klube të Ligës Premier dhe 26-vjeçari mund të tundohet të largohet nga klubi italian pas vetëm një sezoni të plotë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori