Ka dy ditë që reshjet e shiut po vazhdojnë në Kosovë, e si pasojë e këtyre reshjeve të dielën në mëngjes u raportua se në shumë qytete ka pasur vërshime, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Situata më e rënduar e vërshimeve paraqitet në qytetin e Pejës.  Lidhur me këtë, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim nga kjo komunë, Gëzim Gashi tha për Telegrafin se disa familje kanë kërkuar ndihmë pasi ishin përfshirë nga vërshimet.


“Situata është në kontroll për momentin. Po shpresojmë që edhe reshjet e shiut të ndalen. Kemi kërkesa prej disa familjeve të cilat kanë kërkuar ndihmë dhe jemi munduar t’i ndihmojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona”, tha ai.

315535833 503381161847112 3339943365316200357 n 1 Gjendja e Lumbardhit pothuajse duke dalë nga shtrati //Foto: Telegrafi.com

Gashi tha se ekipet e komunës së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke intervenuar dhe ndihmuar banorët.

“I kemi disa vende të cilat janë më kritike sa i përketë reshjeve të shiut në qendër të qytetit siç është kanali në Jabllanicë të Radavcit rrezikon të dalë lumi nga shtrati aty,  në Vitomericë gjithashtu të shkolla ekonomike, edhe kanali te tregu i gjelbërt, i cili tashmë ka shkaktuar vërshime tani po shkojmë për intervenim. Kemi dalë në terren me ekipin e zjarrfikëseve, komuna i kemi thirrë në ndihmë edhe disa kompani private që të na ndihmojnë ”, tha ai./Telegrafi/

316017961 1210179292866706 1093636476717668665 n 1 Vërshimet në Pejë//Foto: Telegrafi.com