LAJMI I FUNDIT:

Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona

Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona

Marcos Alonso beson fuqishëm që Barcelona dëshiron që ai të largohet nga klubi këtë verë, bën të ditur Javi Miguel i Diario AS.

Ka tri arsye pse mbrojtësi spanjoll e mendon në këtë mënyrë.

Barcelona nuk e ka regjistruar në La Liga: Pas dy ndeshjeve në sezonin e ri, skuadra katalunase ende nuk e ka paraqitur emrin e Alonsos në La Liga për shkak të kufizimeve të saj në Fair Play-in Financiar.


Del në pah problemi më i madh i Barcelonës deri më tani në këtë sezon
Lexo po ashtu Del në pah problemi më i madh i Barcelonës deri më tani në këtë sezon

Paga e tij: Alonso beson se Barcelona është e hapur për ta shitur atë për shkak të pagës së tij. Mbrojtësi fiton më shumë se 6 milionë euro bruto në sezon dhe klubi po punon për të ulur faturën e pagave.

Nënshkrimi i Inigo Martinez: Ardhja e një mbrojtësi të krahut të majtë që luan saktësisht të njëjtin pozicion si Alonso do të thotë se koha e tij e lojës do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar këtë sezon.

Sipas raportimeve të tjera, Alonso tashmë është në kërkim të një skuadre të re në Ligën Premier me interesimit në Arabinë Saudite që po shikohet gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori