LAJMI I FUNDIT:

Tri arsye të shkëlqyera pse duhet të filloni menjëherë me pilates në mur

Tri arsye të shkëlqyera pse duhet të filloni menjëherë me pilates në mur

Pilates në mur është një trend fitnesi që u bë i njohur për herë të parë në TikTok

Në vend që të bëni një urë në tapet, ideja është që të ngriheni pas murit dhe ta përdorni atë si një sistem mbështetës gjatë stërvitjes.


Një mur mund të shtojë strukturë në rutinën tuaj të zakonshme të stërvitjes dhe gjithashtu mund të rrisë gamën tuaj të zakonshme të lëvizjes duke shtuar lartësinë.

Pilates ka përjetuar një bum vitet e fundit, që është ndoshta një nga arsyet pse pilates në mur ka grumbulluar shpejt miliarda shikime në TikTok.

Sipas Helen O’Leary, fizioterapiste, ju mund ta mendoni murin si një mbështetje, e ngjashme me një top apo unazë pilatesi, transmeton Telegrafi.

Pra, ushtrimet janë goxha të ngjashme me atë që do të bënit në çdo ushtrim tjetër Pilates – me përjashtim të disa dallimeve delikate.

“Pilates në mur është i ndryshëm nga pilates i zakonshëm sepse nuk keni një mekanizëm për t’i rezistuar dhe ndihmuar lëvizjen tuaj,” thotë ajo për Bustle.

“Për shkak të kësaj, rezistenca juaj është pesha juaj trupore.”

@blissedhappiness Use the wall as your Pilates prop 😁 #pilates #pilatesinstructor #pilatesworkout #abs #bodytransformation #abschallange ♬ Vegas (From the Original Motion Picture Soundtrack ELVIS) – Doja Cat

Çfarë është pilates në mur?

Nëse keni provuar ndonjë formë të Pilates, me siguri keni bërë lëvizje klasike. Gjithçka që duhet të bëni është të zëvendësoni topin ose shiritin me një mur si mbështetës për kryerjen e ushtrimeve.

Pilates në mur është një lloj ushtrimi që përfshin shtypjen e një ose më shumë pjesëve të trupit (kryesisht këmbët) kundër një muri gjatë kryerjes së lëvizjeve të tilla.

Këto ushtrime janë shpëtim për këdo që vuan nga dhimbjet kronike të shpinës
Lexo po ashtu Këto ushtrime janë shpëtim për këdo që vuan nga dhimbjet kronike të shpinës

Muri siguron ekuilibër dhe stabilitet, por edhe rezistencë. Ndërkohë, prapanica dhe stomaku do të ndjejnë më shumë lodhje, me ushtrime që synojnë krahët, gjoksin dhe pjesën e sipërme të trupit, do të djersiteni mjaft.

Nëse dëshironi ta provoni, në videon e mëposhtme për fillestarët mund të gjeni disa ushtrime që janë të lehta për t’u kryer.

Nëse doni të përqendroheni në muskujt dhe këmbët tuaja, provoni ushtrimet në këtë video 20-minutëshe nga Donna Fini.

Nëse dëshironi të punoni me barkun tuaj…

Ose thjesht dëshironi të lëvizni të gjithë trupin…

Për ju që jeni në stërvitje, këto ushtrime mund të testojnë aftësinë dhe qëndrueshmërinë tuaj.

/Telegrafi/