Çifti i njohur Trevor Noah dhe Minka Kelly janë ndarë.

Dyshja thuhet se i kanë dhënë fund romancës pas gati dy vitesh së bashku.


"Ata janë ndarë për një kohë", tha një burim për People duke shtuar se "Minka është beqare tani".

57997043 10831303 image a 140 1652916837084

Burimi tha se Kelly, 41 vjeç, 'ka qëndrimin më të mirë' dhe 'është shumë e lumtur' dhe 'beqare' në vazhdën e romancës me drejtuesen e “The Daily Show”.

Aktorja e lindur në Los Angeles, e cila është parë vitet e fundit në shfaqje të tilla si “Euphoria” dhe “Titans”, ‘më mirë do të rrinte beqare sesa të humbiste kohën e saj me djalin e gabuar’, tha burimi.

57995191 10831303 image a 137 1652914554441

Thuhet se Noah ishte 'shumë i fokusuar në punë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për një lidhje'.

Çifti shkoi në një udhëtim në fillim të këtij viti në vendlindjen e Noah në Afrikën e Jugut, shkruan DailyMail.

Romanca e tyre u konfirmua fillimisht në gusht të 2020-ës, pasi një burim i tha medias se ata ishin 'shumë të lumtur' dhe në 'një lidhje shumë serioze'.

57995117 10831303 image a 139 1652914591467

Ish-çifti ishin ndarë për një kohë të shkurtër në maj të 2021-shit derisa u panë të ribashkuar në një arratisje në St. Barts më vonë atë muaj.

Në janar të vitit 2021, Noah bleu një rezidencë prej 27.5 milionë dollarësh në lagjen luksoze të Bel Air në Los Angeles, duke planifikuar një të ardhme me aktoren, raportoi People.

“Ata po bëjnë plane për një të ardhme së bashku, dhe kjo është një marrëdhënie shumë e qëndrueshme”, tha një burim për median.

57995143 10831303 image a 138 1652914564355

Noah më pas e shiti pronën me një humbje prej 1.1 milion dollarësh marsin e kaluar.

Kelly ka qenë në të kaluarën në romanca me aktorët Chris Evans, Wilmer Valderrama dhe Jesse Williams, këngëtarin John Mayer dhe ikonën e bejsbollit Derek Jeter.

Ndërkaq, Noah në të kaluarën ka qenë i lidhur në mënyrë romantike me modelen Jordyn Taylor dhe fizioterapistin e Afrikës së Jugut, Dani Gabriel. /Telegrafi/