Objektet e rrënuara në Kompleksin turistik Treska të japin përshtypjen e një lokacioni të braktisur. Ndonëse është e hapur për qytetarët, përveç bukurive të natyrës, ata nuk marrin as një shërbim. E vetmja që mund të marrin janë infeksionet nga uji i kontaminuar i liqenit artificial. Vizitorët thonë se autoritetet e kanë lënë në harresë, duke e shndërruar atë në një “Çernobill” të Shkupit.
“Po ka nevojë të investohet diçka këtu se është një vend i mrekullueshëm. Kanë lënë shumë gjëra në harresë, jo vetëm këtu, por kemi shumë vende të mira që duhet të investohet, por i kanë harruar.”
“Vendi është shumë i mirë, por dëm që vetë qeverisja lokale nuk ka ide sesi ta bëj funksional këtë lokacion. Këtu mund të bëhet zona për të luajtur, restorante, skena për argëtim dhe shumë gjëra tjera për rekreacion, por gjynah që mbetet e pa shfrytëzuar”- theksuan qytetarët e intervistuar për Alsat.
Në skajin ku janë të vendosura kamp shtëpizat, qiramarrësit mundohen ta mirëmbajnë vetë edhe ambientin. Ndërsa godinat përreth kanë pamje trishtuese, të cilat janë bërë çerdhe për kafshët.
“Vendi është i braktisur, deri para 20 viteve këtu tek liqeni kisha edhe kamp shtëpizë. Këtu kishte shitore, lodra për fëmijë, por kjo ishte para dy dekadave, tani është mjerisht e braktisur”.
“Realisht, këto 15 vitet e fundit është hera që e vizitoj sivjet. Është vend i mirë dhe gjynah më lënë kështu, unë e mbaj mend si fëmijë që ka qenë një vend shumë i pëlqyer por tash me vjen keq që komuna e lë në dorë të askujt këtë vend”- u shprehën disa qytetarë të tjerë.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se për këtë lokacion kompetent është Komuna e Sarajit dhe se sipas tij Qeveria dhe Komuna duhet të gjejnë investitorë për Treskën.
“Liqeni i Treskës sipas vendimit të Qeverisë është shpallur si zonë turistike, për të cilën siç e di unë, ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Sarajit është arritur një ujdi për të bërë një investim më serioz. Ai projekt është në fazën e përpunimit që pastaj t’i hapet mundësia zbatimit, me të cilin do ta pasurojmë Liqenin artificial dhe rrethinën.”- deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Bashkisë së Shkupit
Nga Komuna e Sarajit e quajnë arritje nëse plani urbanistik përfundohet gjatë verës, për t’i hapur rrugën investimeve kapitale në këtë kompleks. Kreu i Komunës Blerim Bexheti nuk zbuloi detaje sesa është kostoja që të rimëkëmbë këtë atraksion turistik dhe nëse do ta administrojnë si vetëqeverisje lokale, a do të menaxhohet me partneritet publiko-privat apo do ta japin me koncesion tërësisht tek privati.
“Në bashkëpunim me Agjencinë për Turizëm dhe Ministrinë e Ekonomisë planifikimet janë që të shpallet zonë e lirë turistike. Plani urbanistik është diku ka fundi, do të thotë është çështje muajsh: 1, 2 ose maksimum deri në 3 muaj pres që të përfundoj e tërë procedura dhe të miratohet plani urbanistik, pastaj edhe pjesa juridike e këtij projekti”- tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit
Përderisa, autoritetet shprehen se angazhohen për të rikthyer në atraksion turistik Kompleksin Treska dhe presin që të gjejnë mjete për investime kapitale, qytetarët nuk presin. Ata bëjnë piknik pothuajse çdo ditë të kësaj stine, madje edhe duke bërë not në Liqe, ku uji është i ndotur katër herë më shumë se e lejuara./alsat/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=93&v=FQzWeHFRfAc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-1-e1739517556413-780x439.jpg)
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim