LAJMI I FUNDIT:

Trepça po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje

Trepça po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Trepça, pasi të martën njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje, ka bërë të ditur se po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje.

Me vendim të menaxhmentit të Trepçës, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme afariste në dy njësi biznesore të ndërmarrjes — minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishnicë-Artanë.

“Vendimi parasheh mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes. Gjatë pjesës së mbetur të vitit, ndërmarrja synon rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve sipas një plani të veprimit të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës. Për këtë qëllim janë intensifikuar punët në minierë dhe flotacion dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajt shtator–nëntor”, thuhet në njoftimin e menaxhmentit të Trepçës, transmeton Telegrafit.


Në bazë të vendimit për gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje janë pezulluar pushimet vjetore të punëtorëve për muajt shtator, tetor dhe nëntor, transmeton Telegrafi.

Vendimi për gjendje të jashtëzakonshme është marrë me 26 gusht, ku thuhet se humbjet kanë qenë të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.

Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 8 milionë euro për ta mbështetur ndërmarrjen gjatë vitit 2024.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori