LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° cloudy

“Trepça” dorëzon padi në Gjykatë ndaj një kompanie, pas përfundimit të kontratës ajo nuk i’a liroi pronën

“Trepça” dorëzon padi në Gjykatë ndaj një kompanie, pas përfundimit të kontratës ajo nuk i’a liroi pronën
Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së sotme, menaxhmenti i ndërmarrjes publike “Trepça” ka dorëzuar në Gjykatën Komerciale një padi për lirim prone dhe propozim për caktimin e masës së sigurisë ndaj kompanisë “Y.1” SH.P.K.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se “Trepça” dhe kompania në fjalë kanë pasur marrëdhënie kontraktuese për tri vjet dhe në momentin kur kjo kontratë ka skaduar nuk është vazhduar më. Kontrata ishte për qiranë e pronës që gjendet në Parkun Industrial në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

“Trepça Sh.A. dhe kompania në fjalë ishin në marrëdhënie kontraktuese në periudhën tre (3) vjeçare për qiranë e pronës e cila gjendet në adresën Parku Industrial në Mitrovicë nga data 01.4.2021 deri me 31.3.2024 kur dhe ka skaduar kontrata lidhur mes dy palëve dhe më nuk është vazhduar”, thuhet në njoftim.


Tutje thuhet se pas skadimit të kontratës, i padituri edhe pas vërejtjeve nuk e ka liruar pronën.

“Pas skadimit të kontratës së lartëcekur e njëjta nuk është vazhduar më, ndërsa i padituri as pas vërejtjeve të bëra nga Ndërmarrja Trepça Sh.A. nuk e ka liruar pronën”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Kalo në kategori