LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 fiton derbin e mbijetesës, mposhtë Arbërinë si mysafir

Trepça ’89 fiton derbin e mbijetesës, mposhtë Arbërinë si mysafir

Trepça ’89 ka arritur fitore të madhe ndaj Arbërisë me rezultat 1-0 në ndeshje hapëse të javës së 28-të.

Minatorët shënuan në rastin e parë serioz të tyre. Zhvillohej minuta e shtatë kur Ardian Muja pason bukur te Adenis Shala i cili shënoi për 1-0.

Të dy skuadra provuan në pjesën e parë, por nuk arritën të shënonin.


Ardian Muja në tentim për të gjuajtur, goditi portierin e Arbërisë, Andi Thaqi, i cili me urgjencë u largua për në spital.

Pjesa e dytë ishte interesant dhe me raste.

Rastin më të mirë për gol e kishte Marcelei nga penalltia, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në anën tjetër për 89-shin rastet më të mira i kishin Muharrem Jashari dhe Zeki Ademi, por njërit shtylla e tjetrit portieri Kaçiu ia mohoi golin.

Trepça ’89 me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 35 pikë, ndërsa Arbëria mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori