LAJMI I FUNDIT:

Trent Alexander-Arnold futet në histori të Ligës Premier pas asistimit ndaj Burnleyt

Trent Alexander-Arnold futet në histori të Ligës Premier pas asistimit ndaj Burnleyt

Trent Alexander-Arnold është futur në histori të Ligës Premier, pas rekordit që theu me asistimin e bërë në duelin ndaj Burnleyt.

Përkundër humbjes së dhimbshme me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit, Liverpooli ende po vazhdon të konkurrojë në katër fronte.

Fitorja e sotme ndaj Burnleyt në Ligën Premier, ishte një ndeshje e veçantë për Alexander-Arnold i cili theu një rekord impresiv të Ligës Premier.


Me asistimin që bëri tek goli i Diogo Jotas, Alexander-Arnold tani ka shkuar në shifrën e 58 asistimeve, shifër kjo që është më e larta se sa çdo lojtar tjetër në histori të Ligës Premier.

Ajo që e bën më të jashtëzakonshme këtë arritje është fakti që Arnold është vetëm 25-vjeçar dhe deri në përfundim të karrierës do të ketë mundësinë që të fryjë edhe më shumë këto shifra.

Në një intervistë para ndeshjes me Burnley, Arnold kishte thënë se synimi i klubit këtë sezon është që të fitohet çdo trofe ku ata marrin pjesë.

Liverpool muajin e ardhshëm do të luajnë finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat, aty ku do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun e parë këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori