Në veri të Italisë mbrëmë kanë humbur jetën pesë punonjës, e dy tjerë janë lënduar kur u goditën nga treni që i tërhoqi zvarrë dhe i futi nën vagonë, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Treni hasi në grupin e punonjësve që po kryenin punime në binarë në stacionin e trenit Brandico në Torino, transmeton Telegrafi.


2 61

Siç raportojnë mediat lokale, ata po punonin për kompaninë që ndërronte pjesët e hekurudhës në drejtim të Milanos, kur u goditën nga lokomotiva që po transportonte vagonët e thatë nga Aleksandria në drejtim të Torinos.

3 57

ANSA dhe Corriere dela Serra raporton se trenit po lëvizte me shpejtësi prej 160 kilometra në orë.

4 37

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në stacionin e trenit, prokuroria po tenton të bëjë rekontsruimin dhe dinamikën e ngjarjes dhe pritet të sigurojë detaje që do t’i ndihmojë në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

5 31