LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri i francezeve për vetullat është dyfish më fantastik!

Trendi i ri i francezeve për vetullat është dyfish më fantastik!

Vetullat-poshtë-vetullave janë diçka e ligjshme.

Francezet kanë përhapur në Pinterest një trend që rikthen në vëmendje ikonat e modës Edie Sedgwick apo Twiggy. Këto dy vajza kanë ndryshuar konceptin e bukurisë në vitet ’60-’70.

Grimi i tyre karakteristik, me qerpikët e poshtëm të theksuar dhe një vijë të dukshme poshtë vetullës, i ktheu në ikona.

4da025eda57c29fc27c26fcdb9a519cc Twiggy, modelja ikonë e viteve ’70

a394598b8d70e884e1cf49dee2c75e30Eddie Sedgwick, aktore shumë e njohur në vitet ’60, muza e artistit Andy Warhol

Dhe duket se ky trend po rikthehet, edhe pse sigurisht në një formë më të moderuar. Një vijë poshtë vetullës, në rrëzë saj apo në pjesën e qepallës, mund të jetë gjetja e veçantë e grimit tuaj, kur doni të mos mbeteni në kufijtë e të zakonshmes.

Mund të zgjidhni ngjyra të ndryshme, ndonëse më të preferueshmet tani për tani janë ngjyrat e ndezura fosforeshente ose ato me shkëlqim.

Këtë trend e kanë sjellë edhe stilistët e njohur në javën e modës, si Gianbattista Valli, ku Gigi Hadid shkëlqeu me një vetull-poshtë-vetullës në ngjyrë të argjendtë. Shfletoni galerinë për të parë më shumë.

5b254d35cdb75bfe2967e599fa6b6a7e

8b9d945612a526c2670a86cbc57594ad