LAJMI I FUNDIT:

Trendafilov: Sindikatat më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit

Trendafilov: Sindikatat më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov njofton se kanë marrë vendim që më 2 prill të dalin në rrugët e Shkupit. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën.

Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve të LSM-së as për nivelin e pagave në sektorin publik.

“Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët e emëruar politikisht që marrin rroga nga pagesa e taksave tona.


Ne i paguajmë që të luftojnë ashpër me kërcënime dhe shantazhe, shkarkime dhe shkurtime të pagave të aktivistëve tanë, për të krijuar një sindikatë tjetër përfaqësuese në dëm të punëtorëve”, tha kryetari i LSM-së në një konferencë për media dhe apeloi për mbështetje të LSM-së nga punëtorët.

Trendafilov theksoi se ata nuk janë këtu për të rrëzuar qeverinë, por për të rritur rrogat e tyre që të mund të jetojnë me dinjitet.

Paga minimale për vitin 2025 do të rritet për 2.685 denarë bruto, ose për 1.812 denarë neto, njofton Qeveria. Paraprakisht sindikatat dolën me propozim për përcaktimin e pagës minimale në përputhje me ligjin, por edhe marrjen e vendimit me të cilin do të rritet paga minimale për 6.000 denarë shtesë. Kjo do të sjellë rritje edhe të pagave të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Lajme
​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Shëndetësi
Kalo në kategori