LAJMI I FUNDIT:

Trend i ri i stilit të flokëve: Karfica zbukuruese

Trend i ri i stilit të flokëve: Karfica zbukuruese

Zbukurimet e flokëve sërish janë në trend në botën e bukurisë, mirëpo vëmendje të veçantë këtë sezon vajzat ia kanë kushtuar karficave zbukuruese për flokë, të cilat edhe në frizurat më të thjeshta japin dozë elegancë

Ndonjëherë mungesa e kohës për rregullim detaj është më i dukshëm për shkak të frizurave tona të thjeshta, mirëpo me vetëm pak zbukurim të flokëve, frizura juaj e thjeshtë për një minutë do të bëhet entuziazmuese dhe atraktive, transmeton Telegrafi.

Flokët e lëshuara dhe të rrafshëta, me zgjedhje të kujdesshme të karficave të cilat përshtaten me kombinimin tuaj ditor të veshjeve, do të keni dimensione plotësisht ndryshe.

Ky detaj i modës është zgjedhje e përsosur për zbukurim të frizurës së zakonshme, mirëpo bashkë me të, është ideal edhe për shprehjen e stilit tuaj në mënyrë origjinale.

Frizura e thjeshtë gjithmonë kërkon freskim, mirëpo çfarë do ta freskojë më mirë se këto karfica të bukura dhe mbresëlënëse?

Vërtet elegante, por frizurës elegante i nevojiten vetëm balluket, të cilat bien nëpër faqe, do të ngrihen vetëm me disa karfica dhe ju jeni të gatshme që të shkëlqeni. /Telegrafi/