LAJMI I FUNDIT:

Trend i ri: Manikyr “doreza në thonj”

Trend i ri: Manikyr “doreza në thonj”

Çdo gjë që është risi, e freskët dhe progresive në industrinë e bukurisë vjen nga Koreja. Edhe manikyri nuk bën përjashtim.

Tani manikyrin modern na prezanton njëra ndër artistet më të njohura në botë, Lion Kiung Park, transmeton Telegrafi.


Në sallonin e vet në Seul, krijon manikyr modern, pastaj idetë vetjake i ndan në profilin e vet në Instagram, të cilat pastaj e përhapen dhe bëhen hit botëror.

Kështu ka ndodhur edhe me manikyrin e qelqtë: bëhet me ndihmën e pjesëve të vogla të ngjyrosura të celofanit, ndërsa thonjtë bindshëm simulojnë “qelqin e thyer”.

Tani Lion Kiung Park është e përkushtuar me idenë e re – manikyrin ”Doreza në thonj”, ndërsa në Instagram vazhdimisht shtohet numri i fotografive me hashtag#braceletnails.

Perin e ngjyrosur, të zbukuruar me perla dhe detaje të arta – të gjitha ne dëshirojmë t’i kemi në gishta dhe në nyja, Park i ka vendosur në thonj.

Versioni minimal i manikyrit të këtillë duket vërtet interesant.

Ju ofrojmë shikim në idetë më të mira të manikyrit, të prezantuara nga Lion Kiung Park. /Telegrafi/

8

10

12

13

3

4