LAJMI I FUNDIT:

Trend i ri: Flokët ngjyrë vere të zier!

Trend i ri: Flokët ngjyrë vere të zier!

Ky trend ngadalë po merr pozitën udhëheqëse në botën e ngjyrave për flokë

Ngjashëm si edhe te pija e këndshme e sezonit, kjo ngjyrë e flokëve karakterizohet me nuanca shumë të kuqe, aq më parë me nuancat ngjyrë vjollcë me shtesa të ngjyrës së portokalltë apo të së gështenjtës çokollatë. Dhe, njësoj është e bukur sa edhe kjo pije e shijshme! – transmeton Telegrafi.


Kjo ngjyrë është e këndshme për syrin për shkak të përzierjes së nuancave të ndryshme të së kuqes, të së kaltrës dhe të ngjyrës vjollcë, prandaj duket rinore dhe shumëdimensionale.

Gjithashtu, kjo ngjyrë është goxha më moderne se ngjyra e zakonshme e kuqe e flokëve.

Këtë ngjyrë të flokëve përfundimisht mundeni edhe t’ia përshtatni tonit tuaj të lëkurës: toni më i shndritshëm, me pikla më shumë shkon te njerëzit që kanë lëkurë të shndritshme, ndërsa nuancat më të errëta të ngjyrës së verës shkojnë shkëlqyeshëm te njerëzit që kanë lëkurë të errët.

Nuk na mbetet gjë tjetër, pos që nëpërmjet disa fotografive t’ju bindim për gjithë këto që i thamë që ndoshta edhe të provoni ndonjë nga këto nuanca fantastike!

/Telegrafi/