LAJMI I FUNDIT:

Tregu i TV-ve vazhdon rënien në nivel global!

Tregu i TV-ve vazhdon rënien në nivel global!

Sipas raportit të ri të publikuar nga IHS, projektohet se dërgesat vjetore të televizorëve do të bien nga 238.3 milionë sa ishin në 2012, në 226.7 milionë në vitin 2013.

Në anën tjetër, rënia e shitjeve të televizorëve nga viti 2011 në 2012 ka qenë 7 për qind, edhe pse shitjet pritej të rritesin pak në këtë vit, rënia prej 2 për qind e shitjeve tani është fryrë në 5 për qind, duke bërë që ky të jetë viti i dytë me radhë për rënien e dërgesave të televizorëve në nivel global.

Televizorët LCD do të kenë vetëm 1 për qind rënie, ndërsa rënia në segmentin e televizorëve plazma do të shënojë një rënie prej 27 për qind, CRT-të do të bien për 40 për qind, ndërsa modelet e TV-ve të njohura si “rear-projection” megjithatë do të mbijetojnë.

"Një spektër i gjerë i faktorëve na kanë shtyrë në përfundimin konspirativ se dërgesat e televizorëve në vitin 2013 do të dobësohen nga rënia ekonomike dhe ngopja e tregut me televizorët e sheshtë, si dhe rënia e ndjeshme e CRT-ve në vendet në zhvillim," ka thënë analisti i IHS Jusy Hong. / Telegrafi /