LAJMI I FUNDIT:

Tregtarët e Bitcoin në Shqipëri përballen me humbjen

Tregtarët e Bitcoin në Shqipëri përballen me humbjen

Drragos Warrior, edhe pse emri duket sikur ka dalë nga personazhet e filmave vizatimorë, është pseudonimi që një i ri nga Tirana përdor në një nga faqet e tregtimit online të Bitcoin në Shqipëri. Në faqen LocalBitcoin, ai ka vendosur numrin e kontaktit për të gjithë ata që duan të tregtojnë monedhën virtuale në Shqipëri. Por duket se gjërat nuk po shkojnë mirë për tregtarët e kriptovalutave në vend. I kontaktuar nga “Monitor” dhe i pyetur se si e pret ecurinë e kriptovalutës më të madhe në tregjet ndërkombëtare, djali me pseudonimin Dragos Warrior, tha se nuk mund të bënte asnjë parashikim se si do të shkonin gjërat.

Megjithatë, është e qartë se gjërat nuk janë fare mirë. Në tetor të vitit që lamë pas, sipas të dhënat të së njëjtës faqe operonin pesë “tregtarë” të kripto valutave në qytetin e Tiranës, ndërsa aktualisht janë vetëm tre prej tyre.


Çmimet e kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit, pasi arritën nivele marramendëse të këmbimit.

Vlen për t’u theksuar se Shqipëria, ndryshe nga Kosova, ka pasur më shumë të zhvilluar format pasive të investimit në kriptovaluta, pra më shumë shit/blerje të valutave virtuale. Në ndryshim, në Kosovë ka qenë më shumë i zhvilluar prodhimi i Bitcoin. Sipas të dhënave të Doganës Kosovë, pati një bum të importit të pajisjeve kompjuterike, të cilat shërbejnë për prodhimin e njësive të kriptovalutave. Gjithashtu edhe në faqet online të tregtimit, përpos shitjes së kriptovalutave, ka pasur një bum të shitjeve të pjesëve kompjuterike.

Të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar vazhdimisht mbi rreziqet që mbart përdorimi i monedhave virtuale. Autoriteti Bankar Europian në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për kujdes ndaj përdorimit të monedhave virtuale, veçanërisht Bitcoin. EBA paralajmëronte se me rritjen e popullaritetit të monedhave virtuale, duhet të bënin kujdes dhe të ishin të ndërgjegjshëm lidhur me rreziqet që lidhen më përdorimin e tyre.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë dhe AMF, deklaruan se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar prej tyre. E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.

Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori