LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur, përfshirë dhe të armatosurin nga të shtënat në Kanada

Tre të vdekur, përfshirë dhe të armatosurin nga të shtënat në Kanada

Tre persona, duke përfshirë edhe të armatosurin e dyshuar, u vranë në një seri të shtënash herët të hënën në provincën kanadeze të British Columbia, tha policia.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, autoritetet kishin lëshuar më herët një alarm emergjent për të shtëna të shumta në qytetin e Langley që përfshinin njerëz të pastrehë dhe iu kërkuan banorëve të qëndronin larg zonës.


“Ne jemi duke hetuar në mënyrë aktive një seri të shtënash që kanë lënë dy të vdekur, një në gjendje kritike dhe një tjetër me lëndime të rënda”, tha kryeinspektori Ghalib Bhayani i forcës rajonale të Policisë Mbretërore Kanadeze.

“Për momentin ne nuk e dimë motivin e këtij incidenti vdekjeprurës dhe nuk e dimë nëse ka pasur ndonjë lidhje mes të dyshuarit të ndjerë dhe viktimave”.

Policia në Langley, një periferi e Vankuverit, tha se ata iu përgjigjën “raporteve të shumta për të shtëna me disa viktima dhe disa skena të ndryshme në të gjithë qytetin e Langley, dhe një skenë në Township of Langley” dhe i kërkuan publikut të qëndronin jashtë disa zonave, duke përfshirë parkingun e një kazinoje dhe një stacion autobusi. /Telegrafi/