LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur nga aksidenti i autobusit në Norvegji, Ambasada e Kosovës thotë se deri tani nuk raportohet për shtetas kosovarë

Tre të vdekur nga aksidenti i autobusit në Norvegji, Ambasada e Kosovës thotë se deri tani nuk raportohet për shtetas kosovarë

Ambasada e Kosovës në Norvegji, ka hapur një linjë telefonike për bashkatdhetarët atje pas aksidentit me fatalitet të autobusit në qytetin e Nordlandit.

Në njoftim po ashtu thuhet se deri tani nuk ka njoftim për shtetas të Kosovës që janë përfshirë në aksident, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar bashkatdhetarë, ju njoftojmë se pas aksidentit të autobusit në Nordland, Norvegji është hapur një linjë telefonike për të afërmit. Numri i telefonit është +4781502800”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Ndryshe, një autobus që transportonte disa turistë të huaj doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht i zhytur në një liqen pranë ngushticës Raftsundet në Norvegji, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe katër tjerë janë lënduar.

“Shumë nga pasagjerët në autobus ishin shtetas të huaj”, tha policia, duke shtuar se 58 persona u prekën nga aksidenti.

Autobusi ishte larguar nga Hadsel, Norvegji dhe po shkonte përgjatë autostradës E10 kur përplasja ndodhi pranë Raftsundet. Automjeti u gjet pjesërisht i zhytur në liqenin Asvatnet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori