LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi

Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi

Juventusi pritet të jetë një nga klubet më të zëna të Serie A në janar dhe tre lojtarë të Chelseat janë ndër shumë lojtarët e lidhur me një lëvizje në Torino në afatin e ardhshëm kalimtar dimëror.

Gjigantët e Serie A, Juventusi do të kërkojnë të paktën një mbrojtës të ri në janar, duke qenë se Gleison Bremer dhe Juan Cabal kanë pësuar lëndime në gju dhe nuk pritet të kthehen në fushë këtë sezon.

Emri i Milan Skriniar të Paris Saint-Germain, një ish-mbrojtës i Interit dhe Sampdorias, thuhet se është i lartë në agjendën e bardhezinjve, por shumë qendërmbrojtës të tjerë thuhet se janë në radarin e Zonjës së Vjetër.


Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, mes tyre është edhe Benoit Badiashile i Chelseat.

Blutë kanë edhe dy lojtarë tjerë që thuhet se kanë tërhequr interesin e Bianconerëve: reprezentuesin anglez Ben Chilwell dhe talentin e Italisë U21, Cesare Casadei.

Sipas gazetës Tuttosport, Chilëell shihet si një zëvendësues i mundshëm për Cabal, i cili është përdorur kryesisht si mbrojtës i majtë këtë sezon.

Në të njëjtën kohë, Casadei, lojtari i fundit i Chelseat i lidhur me një lëvizje në Allianz Stadium, mund të bëhet një objektiv konkret nëse Nicolo Fagioli largohet në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori